Transmetuar më 20-10-2018, 08:33
Foto ilustruese

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, i përfshirë në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të premte në provincën e Veroli, teksa viktima po shkonte në punë.

Mësohet se shqiptari ka humbur kontrollin në mjet dhe për pasojë është përplasur me disa makina të tjera.

Për pasojë ka humbur jetën 61-vjeçari Ibrahim Falli, i cili pavarësisht dërgimit në spital nuk ia doli të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se shqiptar ka pësuar infarkt, duke humbur kontrollin mbi mjet.

Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al