Tirana dhe disa zona të tjera në vendin tonë, "tronditen" nga lëkundje të tërmetit.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë gjatë ditës së sotme.
Lëëkundjet e tërmetit të cilat u ndjenë në Tiranë, raportohen me magnitudë 3 ballë.
Tërmeti u shqërua edhe nga një tjetër lëkundje më e vogël.
Në mesditë ka pasur dy lëkundje në Korçë, sipas Qendrës Evropiane Sizmiologjike dhe sipas IGJEUM.
Por edhe në orët e para të mëngjesit ka pasur dridhje në Roskovec.
Në orën 12:36 lëkundjet me magnitudë 2.4 janë ndjerë në jugperëndim të Korçës.
Tre minuta më pas në orën 12:39 një tjetër tërmet me magnitudë 3.3, 1 km larg nga Maliqi
Nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale nga lëkundjet e ditës së sotme.
Kohëve të fundit Shqipëria është lëkundur në mënyrë të vazhdueshme nga tërmetet por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar./a.k/noa.al/