Transmetuar më 21-10-2018, 21:13

Policia e Shtetit dhe njësitë e tjera të specializuara janë duke zhvilluar një operacion antidrogë, ku në fokus janë personat e skeduar nga autoritetet.

Në Durrës është duke u zhvilluar një aksion për kapjen e Lul Berishës, që pak kohë më parë fitoi lirinë me kusht.

Ai nuk ishte në banesë në momentin e kontrolleve të policisë, dhe ende nuk dihet vendodhja e tij.

Operacioni është shtrirë thujse në të gjithë vendin, teksa mësohet se në Sarandë po punohet për kapjen e Klement Balilit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar Sarandën duke kontrolluar edhe në banesën e Balilit.

Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut,  Flamur Avdyli.

Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /k.k/noa.al/

Operacion antidrogë në të gjithë vendin, kërkohet arrestimi i Lul Berishës

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë