Transmetuar më 22-10-2018, 13:20

Meshkuj të zhveshur, me trup gjithë muskuj, në një azil për gra të moshuara. Disa kamarierë special iu shërbyen atyre darkën, duke mbajtur veshur vetëm përparëse seksi dhe papionë.

Është kjo ajo që ka ndodhur në një qendër për të moshuarat në Essex të Britanisë së Madhe, në Milton Lodge Retirement Home të Colchester​.

Ideja i erdhi njërës prej të moshuarave, Joan Corp, 89 vjeçe, e cila shtyu koordinatoren Claire Martin që t’iu plotësojë dëshirën.

Në darkën speciale të të moshuarave me meshkuj që zhvishen, morën pjesë edhe disa të afërm të tyre, shkruan noa.al.

Fotografitë e mbrëmjes së të premtes, u publikuan në faqen në Facebook të qendrës.

Doll Jenkins, më e moshuara e grupit, 99 vjeçe, e vlerësoi pa masë këtë iniciativë, duke i ftuar “kamarierët” që të përgatiten për ditëlindjen e saj të 100. /a.y/noa.al