Transmetuar më 22-10-2018, 19:13

Shpalet lista e fituesve të fazës së parë për ata që konkurruan për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Lista është publikuar ditën e sotme në faqen e Facebook të Policisë së Shtetit për fituesit e fazës së parë për “Patrullë e Përgjithshme”.

Ata do të kalojnë më pas në fazën tjetër të testimit, atë të përgatitjes fizike.

Kandidatët fitues do njoftohen nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet ku kanë aplikuar si dhe në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit për datën, orën dhe vendin ku do zhvillohet testimi fizik dhe çfarë duhet të kenë me vete për të zhvilluar testimin.

Janë 2700 kandidatë për 180 vende të lira pune për patrullë të përgjithshme.

Më poshtë linku me rezultatet për secilin grup:

https://www.asp.gov.al/akademia/images/pdf/Rezultatet.pranimi_pare.pdf

https://www.asp.gov.al/akademia/images/pdf/testi_3.pdf