Transmetuar më 22-10-2018, 21:57

Gazetari i Kronikës së zezë, Trashëgim Sokolaj gjatë emisionit "360grade" duke folur për arrestimet  e bëra nga policia tha se tashmë pritet që arrestimet të zbresin edhe në kuvend.

"Lidhur me arrestimin e Çukos dhe Ndokës, dy ish deputët e PS ishte një dosje që flinte prej dy vitesh.  Ky hetim është kushtëzuar mbi disa prova që janë  mbledhur nga policia gjermane dhe që kanë suprizuar dhe vetë prokurorinë. Këto ditën  kanë qenë dhe drejtues dhe hetues të bashkëpunimit me Gjermaninë. Një elementë tjetër që ka ndikuar është dhe laboratori heroinës në Has, ku janë kryer disa veprime për të vijuar hetimet", thotë Sokolaj.

Ai vijon më tej:

"Deri në orët e drekës policia ka dhënë 27 të arrestuar, dy të tjerë janë arrestuar në mbrëmje në zonën e Shijakut. Mesa di unë ka të drejtë kryeministri pasi do ketë operacion policor, ose në ditët në vijim, mund të ketë arrestime apo kërkesa që i drejtohen kuvendit. Mund të kenë nesër apo në vijim."