Transmetuar më 23-10-2018, 11:43

Një grua 40-vjeçare u vra me thikë në dhomën e një hoteli, krim i ndodhur në 21 shtator. Viktima është Jessica Norma Gonzalez.

Në vendin e ngjarjes mbërriti një agjent policie, i cili i shkrepi fotografitë e para me celularin e tij, ndërkohë që fotot e kufomës ua dërgoi një grupi prej miqve të tij në Whatsapp.

Brenda pak ditësh fotografitë u përhapën në rrjetet sociale, duke përfunduar edhe në duart e familjarëve.

Krimi i rëndë ndodhi në hotel ‘Mimos’, në zonën e Salta, në veriperëndim të Argjentinës.

Për vrasjen e saj është vënë nën akuzë Raul Perez, ndërsa për përhapjen e fotografive akuzohet efektivi Gustavo Federico Sajama.

Agjenti nën hetim akuzohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që e kishte të ndaluar publikimin e fotografive të kufomës.

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të hënë, Sajama u mbrojt me avokat, pa pranuar të flasë, shkruan noa.al.

Ndërkohë lidhur me motivet e krimit, Raul dhe viktima rezultonin se ishin aktivist në një kishë evangjelike, por të afërmit e gruas thonë se nuk ishin në dijeni për një lidhje sentimentale mes tyre. /a.y/noa.al