Transmetuar më 23-10-2018, 12:50

Ajo u bë nënë për herë të parë gjatë kohës që ishte ministre e Integrimit, në kabinetin e drejtuar nga Edi Rama.

Por ndërsa kanë kaluar katër vite, deputetja e LSI, Klajda Gjosha i gëzohet çdo ditë ardhjes në jetë të djalit të saj.

Luisi i vogël mbush sot 4 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë, mami Klajda, ka zgjedhur dy fotografi shumë të bukura dhe plotë dashuri për të uruar të birin.

“4 vitet më të lumtura të jetës time, mi dhurove ti shpirti im! Je kuptimi i çdo momenti që marr frymë, i çdo zgjimi në mëngjes.

Unë uroj të rritesh i lumtur dhe i mbushur me dashuri. Uroj që pafajësia dhe çiltërsia jote të të shoqëroj gjithë jetën. Edhe 100 të bëhesh zemra ime”, shkruan Klajda.

Luis është fryt i dashurisë mes Klajdës dhe Ardianit, me të cilin ajo u martua pak ditë para se të merrte detyrën e ministres. /a.y/noa.al