Transmetuar më 23-10-2018, 13:16

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare në Republikës e Austrisë.

Kjo vizitë vjen me ftesë të homologut austriak, Alexander Van der Bellen.

Presidenti Meta u mikprit me ceremoni zyrtare nga Presidenti austriak Alexander Van der Bellen.

Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit shqiptar zhvilloi bisedime dypalëshe në krye të dy delegacioneve respektive.

Në fotogaleri dhe videon më poshtë mund të gjeni pamje nga vizita shtetërore.