Transmetuar më 23-10-2018, 18:00

Brenda pak javësh një vëlla dhe një motër i kanë dhënë fund jetës së tyre në Teramo. Sipas gazetave lokale, të dy kanë kryer vetëvrasje.

Ajo, një grua 37 vjeçe, u vra më 19 tetor duke u hedhur nga ballkoni, ku askush nuk mundi ta ndalonte atë. Ky gjest ekstrem arriti rreth një muaj pas vdekjes së vëllait të saj 35 vjeç.

Gruaja, sipas asaj që doli, kishte qenë dëshmitare gjatë vetëvrasjes së vëllait të saj në muajin shtator, një ngjarje që ndoshta e kishte rënduar situatën e saj tashmë të brishtë psikologjike.

Tridhjetë e shtatë vjeçarja vuajti nga kriza depresive. Ajo vendosi t’i japte fund jetës, ndërsa ishte në shtëpi me prindërit e saj, të cilët nuk ishin në gjendje të parandalonin gjestin e çmendur të së bijës së tyre më të madhe.

Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë, por që ata kanë mundur të konstatojnë vetëm vdekjen e saj, pasi ishte tepër vonë për të bërë diçka për ta shpëtuar, pasi ajo pësoi vdekje të menjëhershme.

Vetëvrasja e vëllait në shtator – Në shtator, motra dhe vëllai ishin në makinë me nënën e tyre, kur papritmas ai do ti afrohej me nxitim kangjellave të urës San Francsco, SHBA.

Pastaj, pa lejuar asnjë prej të afërmve të tij ta ndalonin atë të përfundonte aktin e rëndë. Çdo gjë ndodhi para syve të familjes së tij, duke përfshirë motrën që mbeti e traumatizuar që nga ai moment, sa i dha fund edhe jetës së saj./b.l/noa.al/