Transmetuar më 23-10-2018, 22:06

Një incident i rënë me 17 persona të lënduar ka ndodhur në kryeqytetin italian, Romë.

Mësohet se shkallët elektrike nuk kanë funksionuar si duhet duke bërë që të bien dhjetra njerëz.

Shumica e të plagosurve janë tifozë të ekipit rus të CSKA, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin italianë për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Romës.

Mediat italiane raportojnë se 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Si pasojë njëri prej të lënduarve ka humbur edhe këmbën.

CSKA po luan kundër Romës në ndeshjen e tretë të Champions League.

Shumica e personave të lënduar janë rus, por ka edhe italianë.

Rasti në fjalë është nën hetim, nga autoritetet italiane.

Më poshtë keni pamjet./a.k/noa.al/