Transmetuar më 23-10-2018, 23:18

Ndodh që të përballesh edhe me surpriza të frikshme.

Diçka e tillë u ka ndodhur edhe disa turistëve, që do të shihni në videon më poshtë.

Një grup personash të cilit kishin dalë me një varkë në Alaska për të parë balenat u përballën me këtë kafshë gjigande ujore.

Pamjet tregojnë balenën e cila u shfaq pa pritmas në sipërfaqe të ujit.

Më pas ajo bëri një përplasje në ujë në afërsi të varkës me turistë, duke i laguar ata dhe duke tronditur mjetin lundrues.

Pas këtij momenti balena u zhyt sërish në ujë, ndërsa personat e pranishëm në varkë e morën këtë situatë me sportivitet duke shpërthyer në të qeshura.

Më poshtë keni videon, e cila është bërë virale në rrjetet sociale./a.k/noa.al/