Transmetuar më 03-11-2018, 16:02
Një video e publikuar më poshtë, tregon një "kabinë" ku një natë kushton 50 mijë euro.
Kabina është e vendosur pesë metra thellë në det.
Ajo ofron rehati maksimale dhe përbëhet nga një dhomë e madhe gjumi, një dhomë ndenjeje dhe banja.
Panelet e mëdha prej xhami, lejojnë të shihet çfarëdo gjallesë që noton nëpër ujërat e kristalta.
Suita e emëruar Muraka, ka kushtuar 15 milionë euro që të kompletohet, dhe i dhuron vizitorëve pamjet e mahnitshme të ujërave të Oqeanit Indian.
Mund ta zbuloni më poshtë këtë "magji"./a.k/noa.al/