Vrasja e zyrtarit në Selenicë, identifikohet autori i krimit
Transmetuar më 09-11-2018, 15:45

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen në fshatin Kotë të Selenicës, ku mbeti i vrarë Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodo, 64 vjeç.

Ai ishte ulur në një lokal dhe aty u qëllua me armë gjahu.

Ai u vra nga shtetasi A.D, për motive që ende nuk dihen zyrtarisht.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. /k.k/noa.al/

Vrasje me armë zjarri në mes të ditës, zyrtari lokal qëllohet për vdekje

Loading...
Loading...