Një vajzë e re i dha fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen nr.5 në Durrës.
Viktima është 32-vjeçarja Denada Zota, e cila gjeti vdekjen në pllakat e trotuarit, duke lënë të shokuar kalimtarët e rastit të cilët panë gjithë skenën e zgjatur fare pak sekonda.
E reja u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte bashkë me familjen, gjatë kësaj të diele. Çdo tentativë për ti ardhur në ndihmë Denadës rezultoi e kotë, pasi përplasja ishte aq e fortë, sa që nuk i la rrugë shpëtimi.
Paraprakisht dyshohet se e reja është vetëvrarë, pasi kohëve të fundit kishte shfaqur shenja rëndese psikologjike.
Megjithatë ajo nuk ka lënë asnjë mesazh apo letër që mund të zbulojë arsyen e këtij veprimi.
E ndjera jetonte me prindërit dhe vëllanë e saj, ndërsa prej disa vitesh ishin transferuar nga Dibra drejt Durrësit.
Familjarët e 32-vjeçares janë shprehur të shokuar lidhur me ngjarjen, por thonë se nuk ua merrte mendja që vajza do shkonte deri në këtë pikë. /a.y/noa.al