Transmetuar më 20-11-2018, 16:46

Një tavolinë, një karrige, disa lodra dhe një banderolë që ka prekur të gjithë. “Shes lodrat e mia që të mund të shkoj në Monumental”.

Foto dhe historia e vogëlushit 6-vjeçar nga Paranà, tifoz i zjarrtë i River Plate që ëndërronte të mund të njihte idhujt e tij ka ndezur zjarrin nëpër rrjetet sociale dhe nga Malaga në Spanjë, kanë arritur të grumbullojnë mjaftueshëm para, për të realizuar ëndrrën e Renzos së vogël, që me rastin e ndeshjes në kampionat kundër Gimnasia La Plata, do të mund të shohë nga afër idhujt e tij të River Plate.

Nuk do të mund ta bëjë dot në Superklasiken e 24 nëntorit, kur është planifikuar takimi i dytë i finales së Copa Libertadores, sepse biletat janë shitur tashmë.

Në fakt Renzo dhe familja e tij do të mund të udhëtojnë falas dhe të asistojnë në sfidën e kampionatit kundër Gimnasia La Plata. Vetë djaloshi Renzo falenderoi grupin e tifozëve që e ndihmoi të realizojë ëndrrën e tij./b.l/noa.al/