Transmetuar më 20-11-2018, 18:49

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për mjekët dhe infermierët.

Kjo rritje do të fillojë që nga tre-mujori i dytë i vitit 2019 për të gjithë personelin e bluzave të bardha.

Në prezantimin e buxhetit për shëndetësinë, kreu i qeverisë deklaroi se rritja do të vijojë nga 7 përqind.

“Ka ndryshuar në dy drejtime pagat e mjekëve dhe infermierëve. Rritje e pagës dhe uljes së taksave. Përsëri ne do rrisim pagën për infermierët e mjekët.

Janë 17 mijë e 864 punonjës që do kenë një rritje page prej 7 përqind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm.

Një rritje e konsiderueshme besoj që përmbush objektivin tonë për pagën e infermierëve dhe që rrit edhe shpërblimin e mjekëve”, tha Rama.

Sipas tij, rritje të buxhetit do të ketë edhe për barnat e rimbursueshme. /k.k/noa.al/