Transmetuar më 20-11-2018, 21:03

Në 23 nëntor deri në datën 2 dhjetor Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve.

Ky është urdhri i kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Lulzim Basha kërkoi që krerët e partisë demokratike në rrethe të zgjidhen brenda dy javësh në mënyrë që t’i hapet rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe ngritjes së shtabeve elektorale për zgjedhjet lokale.

Por ky urdhër është shshoqëruar edhe me debate brenda grupit.

Në një mbledhje të kryesisë të zhvilluar në fundjavë kur është hapur kjo çështje Arben Ristani, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur kundër zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme përpara zgjedhjeve lokale pasi mund të sjellë pakënaqësi në anëtarësi, pakënaqësi të cilat mund të dëmtojnë partinë elektoralisht.

Megjithë kundërshtimet, Basha është i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet brenda partisë pasi më 15 dhjetor ka vendosur që të mbledhë Kuvendin Kombëtar. /k.k/noa.al/