Transmetuar më 20-11-2018, 21:56

Kombëtarja shqiptare ka arritur të irumfojë në miqësoren e radhës.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në "Elbasan Arena", Shqipëri-Uells, përfundoi me rezultatin 1-0.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, por miqtë ishin më këmbëngulës.

Në pjesën e dytë shqiptarët kanë qenë më këmbëngulës ku edhe kanë arritur të fitojnë një 11-metërsh me anë të Taulant Xhakës në minutën e 59′. 

Penalltia është shndërruar në gola falë sulmuesit shkodran Bekim Balaj.

Me këtë rezultat u mbyll edhe i gjithë takimi.

Kjo fitore për Kombëtaren kuqezi, vjen pas një serie negative humbjesh./a.k/noa.al/