Transmetuar më 22-11-2018, 08:43

Është gjetur fajtor dhe është dënuar me burg. Futbollisti Nicklas Bendtner, dikur pjesë e Juventus, i cili luan aktualisht për skuadrën norvegjeze të Rosenborg, duhet të vuajë një dënim për sulm ndaj një taksisti në Kopenhagen, në muajion shtator.

Bendtner zgjodhi që të mos e ankimojë dënimin prej 30 ditësh burg, i cili u dha ndaj tij në fillim të muajit nëntor.

Për pasojë prokurori i Kopenhagen, konfirmoi se vendimi është përfundimtar.

Në ditët në vijim, do të njihet mënyra me të cilën Bendtner, do të vuajë dënimin, por edhe taksisti duhet të përballet me procesin gjyqësor për sulm.

Bendtner pranoi se e kishte rrahur taksistin, duke pretenduar se e kishte bërë në kushtet e vetëmbrojtjes, duke qenë se i kishte hedhur një shishe xhami, teksa ishte në shoqërinë re të dashurës.

Por Bendtner nuk i kurseu goditjet më tej, duke i thyer nofullën taksistit në dy vende të ndryshme. Gjithçka pas debatit për shumën që duhet të paguante për shërbimin e taksisë. /a.y/noa.al