Transmetuar më 24-11-2018, 23:39

Një grua ka adoptuar gjashtë fëmijë me aftësi ndryshe, duke bërë kështu një prej akteve më humane.

Ajo quhet Hope, që në shqip nëse do ta përkthenim do të thotë “shpresë”, dhe me të vërtetë u ka dhënë shpresë këtyre fëmijëve.

Me këtë veprim, Hope Feliciano ka dashur që t’iu ofrojë një shtëpi dhe familje të ngrohtë këtyre fëmijëve.

Hope është e martuar dhe ka tre fëmijë biologjik, por ajo që nga fëmijëria ka ëndërrua të adoptoj fëmijë.

Fëmijën e parë e kanë adoptuar në vitin 2005 pas një procedure të gjatë.

Tani Hope dhe bashkëshorti i saj Cesar kanë tetë fëmijë në shtëpi, pasi një kishte ndërruar jetë në vitin 2009.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur rreth adoptimit të tyre, ata kanë të drejtë ta dinë se nga vijnë dhe se si erdhën këtu”, u shprehë Hope. /k.k/noa.al/