Transmetuar më 25-11-2018, 11:58

Kur humbet durimi pas një debati, rrezikohet shpesh që të qëllohet me objektet që mbahen në dorë. Është kjo ajo që ka bërë një punonjëse e një kompanie ëmbëlsirash në Novara të Italisë.

Teksa po debatonte me një kolegen e saj, ajo e qëlloi me një pllakë çokollate, me një peshë prej thuajse një kilogramë.

Gruaja e dëmtuar, përfundoi në spital, me traumë në kokë. Mes dy grave gjatë kësaj të premteje, nisi një sherr i cili degradoi.

Kështu njëra prej tyre kapi nga tavolina një pllakë çokollate duke qëlluar në kokë tjetrën.

Gruaja e dëmtuar u dërgua me ambulancë në spital, me traumë në kokë, ku do i duhet të qëndrojë për 15 ditë. Ndërkohë e dyshuara u pushua nga puna dhe ndaj saj kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al