Transmetuar më 26-11-2018, 15:09

Sulmohet, zvarritet në banjë dhe pastaj përdhunohet brutalisht një vogëlushe vetëm 7 vjeçe nga një 54 vjeçar në një vend ku ajo besonte se ishte e sigurt, në shkollën e kërcimit ku ajo merrte pjesë.

Kjo është dhuna e tmerrshme e përjetuar nga një fëmijë australiane në një tualet shkolle në Kogarah, në jug të Sidneit, gjatë këtij muaj. Vajza e vogël u sulmua nga një 54-vjeçar vendas, Anthony Sampieri i cili i vuri duart rreth qafës duke kërcënuar se do ta vriste për ta detyruar atë të praktikonte aktet seksuale ndaj tij.

Skena e tmerrshme do të ishte gjithashtu e filmuar nga i njëjti njeri me telefonin e tij celular para se të intervenonin disa nga ata që ishin të pranishëm në shkollë.

Ulërimat e fëmijës në fakt në një moment kanë tërhequr vëmendjen e dy burrave që thyen derën e banjës për të gjetur gjysmë të zhveshur 54 vjeçarin me vogëlushen.

Ata u përpoqën ta ndalonin atë, por të dy përfunduan me disa plagë nga 54 vjeçari, të cilët përfunduan duke marrë trajtim mjekësor në spital.

I goditur me grushta në fytyrë në spital është shtruar edhe 54 vjeçari i cili tashmë është prangosur dhe në ditët e ardhshme pritet të dalë në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzës për sulmin seksual ndaj të miturës.b.l/noa.al/