Transmetuar më 29-11-2018, 12:00

Një grua nëntë muajsh shtatzënë dhe i fejuari i saj, u rrahën egërsisht nga një grup adoleshentësh, në dalje të një qendre tregtare.

Sulmi në pamje të parë pa asnjë arsye, ndodhi në parkingun e Virginia Mall, në Virginia të SHBA, gjatë së mërkurës.

Çifti hyri në makinë, kur u sulmua nga një grup adoleshentësh, të cilët i detyruan që të zbresin dhe nisën që ti qëllonin me grushta dhe shqelma në mes të rrugës.

Gjithë skena të cilën mund ta shihni në videon më poshtë, u filmua me celular nga një kalimtar, i cili ia dorëzoi pamjet policisë.

Gruaja, Rosalinda Cunningham, u godit në mënyrë të përsëritur në kurriz, por fatmirësisht fëmija nuk pësoi dëmtime.

“Isha i terrorizuar pasi mendova se po e qëllonin në bark. Nuk ishte vetëm jeta e saj në rrezik, por edhe e fëmijës”, tha i fejuari i saj Vincent Pace, shkruan noa.al.

Fatmirësisht çifti arriti që ti shpëtojë agresionit, duke shkuar me urgjencë në spital.

Vetëm pas dy orësh, mjekët mundën të dëgjonin rrahjet e zemrës së bebes. /a.y/noa.al