Transmetuar më 29-11-2018, 12:30

I biri Sheldon Gary, vdiq në krahët e saj pak orë pasi kishte dalë nga spitali i Royal Hospital, në Sunderland, të Anglisë.

Kështu gruaja denoncon për neglizhencë spitalin, ku mjekët i akuzon se kanë nënvlerësuar gjendjen shëndetësore të djalit 4-vjeçar.

Katrina Farnell e kishte çuar në spital të birin më 23 nëntor, për shkak të simptomave që u përkufizuan si infeksion viral.

Fëmija u shtrua për dy ditë në spital, por më tej u nxor, duke i dhënë që të pinte vetëm takipirinë.

Por të dielën që lamë pas, gjendja e vogëlushit u përkeqësua më tej, duke bërë që gruaja ta rikthejë në spital, ku dhe gjeti vdekjen më 26 nëntor.

“Nëse nuk do e kishin nxjerr kaq shpejtë dhe ti kishin bërë më shumë analiza, fëmija im do ishte ende gjallë. Kishte marrje mendsh dhe dhimbje në të gjithë trupin, veçanërisht në shpinë, por mjekët thanë se nuk ka gjë. Ai dridhej dhe qante. I mjeri djali im, tashmë në vend të Krishtlindjeve duhet të mendojmë për funeralin e tij. Dua drejtësi për të, nuk mund të vdiste në këtë mënyrë”, deklaron Katrina, shkruan noa.al.

Ndërkohë spitali deklaroi se po bashkëpunon me drejtësinë, dhe është i hapur për hetime. /a.y/noa.al