Transmetuar më 01-12-2018, 08:27

George Herbert Walker Bush, Presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare gjatë kësaj të premteje.

Lajmi u bë i ditur nga i biri George Walker Bush, i cili gjithashtu ishte President, për dy mandate.

Bushi i parë, prej vitesh vuante nga Parkinson dhe qëndronte në karrocë me rrota.

Ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga vitet 1989 deri 1993, duke u marrë kryesisht me politikën e jashtme.

Në jo pak raste, ai u distancua nga Presidenti aktual Donald Trump.

George H. W. Bush, hero i luftës së dytë botërore, ishte president për vetëm një mandat nga viti 1989 deri në 1993.

Ai u mposht në zgjedhjet pasuese nga Bill Clinton, ndërsa arriti të sigurojë vetëm 37% të votave.

Gjatë viteve të fundit ishte shtruar në spital disa herë, duke e rimarrë veten dhe duke u përkeqësuar, për tu shuar, në ditën e fundit të nëntorit. /a.y/noa.al