Transmetuar më 01-12-2018, 12:53

Ishte i fiksuar pas filmave me pullë të kuqe me sfond të dhunshëm dhe për këtë arsye vrau bashkëjetuesen e tij, për të abuzuar seksualisht me trupin e saj të pajetë.

Ryan Thornton, 20 vjeç punonte si kuzhinier, ishte i fiksuar pas filmave për të rritur dhe tymoste rregullisht kanabis, por askush nuk e kishte menduar se do të shkonte kaq thellë.

I riu, pa fillimisht një film për të rritur, ku riprodhohej një skenë përdhunimi, më pas hyri në shtëpinë e saj dhe e qëlloi me thikë.

Stela Domador-Kuzma ndodhej me të në apartamentin ku jetonin bashkë dhe ndanin qeranë në Bournemouth, të Dorset të Anglisë. I riu hyri në dhomën e saj me një thikë, e qëlloi disa herë deri sa e vrau.

34-vjeçarja prej katër vitesh ishte transferuar nga Venezuela në Angli, ku punonte në një bankë. Ajo u qëllua 17 herë me thikë, në qafë, krahë dhe këmbë, para se të vdiste.

Stela kërkonte në Angli një vend më të mirë ku të jetonte e qetë, por i rezultoi përtej çdo parashikimi, shkruan noa.al. Ishte ekspertiza në trupin e pajetë ajo që bëri zbulimin makabër, pasi në trupin e saj u gjetën mbetje prej spermës së tij.

Ata nuk kishin pasur asnjëherë lidhje bashkë dhe jetesa mes tyre bëhej për të ndarë qeranë. I riu u dënua me burgim të përjetshëm këtë të premte nga Winchester Crown Court, pas krimit të rëndë të ndodhur rreth një vit më parë. /a.y/noa.al