Transmetuar më 03-12-2018, 10:30

Infeksionet urinare shpesh shkaktohen nga baktere dhe shumë rrallë nga viruset dhe kërpudhat. Është një gjendje që prek rrugët urinare dhe ureterin.

Nis të manifestohet me djegie dhe kruajtje, nevojë e shpeshtë për urinim dhe mungesë humbjesh vaginale. Shumë rrallë ndodhë që urina të jetë e shoqëruar me gjak.

Për të pasur një diagnozë të qartë, nevojitet që të bëhet një analizë urine, për të parë bakterin infektues dhe për të përcaktuar kurën nëse nevojiten antibiotikë.

Por mbrojtja e aparatit urinar mund të bëhet edhe nëpërmjet ushqimeve në tavolinë.

Pikë së pari këshillohet që të pini sa më shumë ujë, në mënyrë që të jeni të hidratuar, gjë që parandalon irritimin dhe agravimin e situatës.

Në këtë mënyrë mundësohet eliminimi i baktereve nëpërmjet urinimit.

Ndër të tjera nëse konsumoni ushqime të pasura me fibra, eleminohen bakteret edhe nëpërmjet jashtëqitjes.

Ndër ushqimet e këshilluara janë fasulet, thjerrëzat, peshku troftë, merluci dhe açuget,

Po ashtu këshillohet edhe majdanozi, hudhra dhe qepa, për shkak të vetive antimikrobike. Por rol shumë të rëndësishëm luan edhe konsumi i vajit të ullirit, shkruan noa.al.

Ndër frutat e këshilluara janë ato të pyllit, kivi. Sa i takon perimeve dhe zarzavateve nuk këshillohen janë karotat, cikorja, patëllxhani, patatet, rrepat, spinaqi, domatet, salca e domates, specat, kungujt dhe bizelet. /a.y/noa.al