Transmetuar më 03-12-2018, 16:49

Dhimbja e shpatullave është shumë e përhapur sidomos në ata njerëz që e kanë punën duke qëndruar ulur ose në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Mund të jetë një rrjedhojë e punës  ose diçka shumë më serioze.

Mami juaj kishte të drejtë për të qëndruarin drejt. Qëndrimi i dobët është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së qafës dhe shpatullave. Shpatullat tuaja janë projektuar për t’u kthyer prapa, kështu që ata do të fillojnë të lëndohen nëse i mbani të përkulura gjatë tërë ditës.

Edhe me një qëndrim të saktë , duke qëndruar në të njëjtin pozicion për orë të tëra në fund mund të keni të njëjtën dhimbje. Rekomandohet ndryshimi i pozicioneve çdo 20 minuta si kur jeni në punë apo duke u stërvitur në palestër.. Kur shkon në palestër, keni dendencën të shihni vetëm pozicionim përpara, por bëni kujdes se pjesa e prapme e trupit është po aq e rëndësishme.

Dhimbja e shpatullave mund të vijë dhe nga kjo. Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj kur jeni duke ngritur objekte të rënda. Ngritja me shpatullat tuaja ose mbajtja e tyre e harkuar mund të mbingarkojë muskujt dhe t’ju çojë në dhimbje të shpatullave.