Transmetuar më 03-12-2018, 20:29

Pirja e duhanit pengon një zonë të trurit, e rëndësishme për kujtesën, sipas hulumtimeve të reja.

Kjo shkakton një ngritje të kalciumit në hippocampus, zonë e cila përmban të dhëna të përvojave tona të fundit dhe ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë.

Një studim i pothuajse 2 mijë njerëzve të moshuar gjeti se ata që tymosin, ose ishin diabetikë, kishin më shumë gjasa që të kishin këto kalcifikime në skanimet e CT.

Përfundimi mund të shpjegojë lidhjen midis cigareve dhe çmendurisë. Kjo mund të jetë një arsye tjetër për ta çrrënjosur zakonin.

Dëmtimet që shkakton duhani tek zemra dhe mushkëritë është dokumentuar gjerësisht, por shumë pak dihej deri më tani për ndikimin e tij në tru.