Transmetuar më 04-12-2018, 09:28

Duket sikur nuk bën sens, mirëpo i ftohti i dimrit dhe rënia e temperaturave janë një prej shkaqeve kryesore të dehidratimit.

Është kjo ajo që thotë Elisabetta Bernardi, specialiste italiane në shkenca dhe ushqim.

Ajo thotë se, “Janë disa faktorë që mund të rrisin rrezikun e dehidratimit. Por mungesa e pirjes së ujit në dimër kur temperaturat janë të ftohta është një prej tyre. Kjo pasi gjatë dimrit, djersa avullon më shpejt në ajrin e ftohtë dhe të thatë”.

Këshilla e saj është që të mos prisni që të keni etje për të pirë, duke qenë kjo gjë ndodh kur humbja e ujit i kalon 0.5% të peshës trupore.

Bernandi këshillon që të pihet shpesh gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik. Në këtë mënyrë sipas saj parandalohet tharja e gojës, përgjumja, lodhja, dhimbja e kokës, kapsllëku dhe marramendja, shkruan noa.al.

Ndërkohë etja e madhe mund të shkaktojë përgjumje, irritim dhe konfuziteti, si dhe ndjesi të fikëti kur ngriheni menjëherë. /a.y/noa.al