Transmetuar më 06-12-2018, 11:26

Një avion u rrëzua mbi një shtëpi, ndërkohë që pamjet e përplasjes tragjike u filmuan me telefon.

Në videon që gjeni më poshtë mund të shihni pamjet e përplasjes fatale, ku një avion i vogël ‘Cessna’ humbi kuotë duke u rrëzuar mbi një shtëpi.

Ngjarja krijoi panik mes njerëzve përreth, të cilët iu erdhën në ndihmë personave në avion dhe atyre në banesë.

Katër persona gjetën vdekjen nga përplasja, që të gjithë pasagjerë të avionit, ndërsa dy banorë të shtëpisë, mbetën të lënduar.

Aksidenti i rëndë ndodhi këtë të martë në një zonë të banuar në qytetin meksikan të Culiacan, në shtetin e Sinaloa, shkruan noa.al.

Si pasojë e përplasjes, ndërtesa u dëmtua seriozisht. Ndërkohë lidhur me shkaqet e aksidentit hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al