Transmetuar më 07-12-2018, 08:41

Moderatorja Roza Lati, është një prej më simpatikeve në ekranin shqiptar, në sajë të natyrës së saj të lirshme.

Por teksa ka publikuar një fotografi në Instagram, e veshur me një pellush, shpreh dëshirën për të pasur fëmijë.

Gjithçka pasi prej pelushit, barku duket sikur është shtatzënë.

Kështu duke qeshur, ajo thotë se ka rënë në dashuri për të 700-ën herë me të njëjtin person.

“Si dukem këtu, sikur jam shtatzënë… dhe meqë unë kam rënë në dashuri për të 700-ën herë me të njëjtin person, po mendoj seriozisht ta bëj një beb, se më shkoka mesa po shoh në këtë foto. Si mendoni ju? Ta nis me një çun apo një gocë?”, shkruan Roza. /a.y/noa.al