Transmetuar më 07-12-2018, 09:57

Të gjitha femrat që kanë bërë dekolorim të paktën një herë në flokët e tyre, e dinë fare mirë dëmin që ju shkakton ky proces.

Kështu për flokë të thatë dhe të dëmtuar nga dekolorimi dhe boja, ju vjen në ndihmë një maskë që ka në bazë vajin e ullirit dhe rozmarinën.

Kjo pasi vaji i ullirit është i pasur me substanca ushqyese, që ndihmon flokët e dëmtuar.

Ndërkohë vaji i rozmarinës, shërben si përforcues dhe rimineralizues.

Kështu bashkoni 30 mililitër vaj ulliri dhe dhjetë pika vaj rozmarine.

Shpërndajeni këtë masë në flokët tuaj të lagur dhe lëreni të veprojë për së paku një orë.

Më pas lajini flokët me shampo delikate. Një maskë të tillë këshillohet që ta përdorni së paku një herë në javë. /a.y/noa.al