Transmetuar më 07-12-2018, 15:13

Studentet nuk ndalen edhe pas tërheqjes së Qeverisë dhe shfuqizimit të VKM-së për tarifën e provimeve të bartura.

Studentët e Tiranës që kanë tre ditë që protestojnë kanë bërë publike kërkesat e tyre. Në një letër me shkrim dore studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, rritje të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritje të përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Po ashtu Ministria e Arsimit u ka kthyer përgjigje të menjëhershme, dhe thuhet se për kërkesat e tyre do të ngrihen grupe të posaçme pune.

Kërkesa e plotë:

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

Përgjysmim i tarifës së studimi Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor./b.l/noa.al/