Të ftohur dhe me grip? Këto janë ushqimet që dihet të konsumoni
Transmetuar më 07-12-2018, 17:13

Oreksi është i pari që ikën kur trupi dhe organizmi përfshihet nga gripi dhe virozat. Megjithatë, ushqimet luajnë një rol kryesor në shërimin e organizmit, rimëkëmbjen e imunitetit dhe metabolizmit.

Përveç çajit të ngrohtë, ka edhe ushqime dhe pije të tjera që mund të kontribuojnë në shërimin më të shpejtë, në mënyra të ndryshme.

Disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të pastroni hundën tuaj. Specat djegës çlirojnë hundën, limoni forcon imunitetin, supa e pulës zbut mukozën dhe lehtëson frymëmarrjen.

Vera e kuqe- Është një aleat i mirë në luftën kundër ftohjes. Përmban antioksidues që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionin, veçanërisht atë në traktin e frymëmarrjes. Megjithatë, kini kujdes me verën nëse jeni duke marrë medikamente.

Xhenxhefil- Studimet kanë treguar se xhenxhefili është efikas në parandalimin dhe qetësimin e të përzierave ose çrregullimeve të tjera të tilla si kapsllëk, fryrje dhe vjellje. Në rast të këtyre problemeve, pini një gotë çaj xhenxhefil. Është provuar të jetë një aleat i shkëlqyer në luftën kundër ftohjes dhe gripit, dhe kombinimi i xhenxhefilit, limonit dhe mjaltit mposht të gjitha infeksionet.

Supa e pulës- Konsiderohet një ilaç, sidomos në periudha të ftohta. Nuk është vetëm një ushqim i nxehtë dhe ushqyes, por shkencëtarët pohojnë se ka prova se ndihmon në uljen e aktivitetit të qelizave të bardha të gjakut. Ajo është efikase ndaj problemeve të frymëmarrjes që shpesh ndodhin gjatë të ftohtit, gjithashtu zbut mukozën dhe lehtëson frymëmarrjen./b.l/noa.al/