Transmetuar më 09-12-2018, 09:12

Mbrëmja e së shtunës dhuroi emocione të forta, për të gjithë pjesëmarrësit, por edhe për publikun.

Kënga “Plas” e Flori Mumajesit, u shpall fituese, e ndjekur nga Aurela Gaçe dhe Eli Fara dhe në vendin e tretë Fifi dhe MC Kresha.

Por gjatë gjithë mbrëmjes finale u ndanë një sërë çmimesh që nga vokali më i mirë, interpretimi më i mirë, ai i kritikës dhe një sërë vlerësimesh të tjera.

Lista e fituesve

Fituesi i Kënga Magjike– Flori Mumajesi

Vokali më i bukur femëror– Venera Lumani

Grupi më i mirë- Revolt Klan

Çmimi i Televizionit Klan– Klajdi Haruni

Çmimi për artistin/en më të mirë– Wendi Mancaku

Çmimi ‘Çesk Zadeja’– Erik Lloshi

Kënga stil– Rovena Dilo dhe Onati

Dueti më i mirë- Flori Nazifi dhe Inis Neziri

Artisti/ja më i mirë në web– Fifi dhe MC Kresha

Çmimi Euro Trend- Manuel Moscati dhe Matteo Becucci

Çmimi i produksionit Jon Music– Kejsi Tola

Çmimi i kritikës– Rozana Radi

Vokali më i mirë mashkullor– Mentor Haziri

Çmimi i RTV21- Ardit Çuni dhe Daniela Toçi

Çmimi ‘Magjia e parë’– Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama

Çmimi ‘Best to invest’– Krusita

Çmimi EtnoTrend– Artiola Toska dhe Bruno

Performanca më e mirë– Ronela Hajati

Çmimi i Interpretimit- Era Rusi

Balada më e mirë– Flori Mumajesi

Kënga hit- Aurela Gaçe dhe Eli Fara. /a.y/noa.al