Transmetuar më 10-12-2018, 19:11

E nesërmja pritet të jetë me zhvillime për sa i përket protestës së studentëve.

Teksa kanë paralajmëruar se të marëtën do të jenë më të shumtë në numër, ata duket se kanë edhe një plan konkret.

Përmes rrjeteve sociale studentët thonë se do të bllokojnë të gjitha pikat kyçe të Tiranës.

Kjo formë reagimi, sipas tyre, është e detyruar sepse vetëm kështu besojne se mund të arrijnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët mbyllën ditën e gjashtë të protestës, dhe përveç ftesës për dialog me Kryeministrin, nuk ka asnjë lëvizje konkrete për plotësimin e kërkesave të tyre. /k.k/noa.al/