Transmetuar më 11-12-2018, 09:11
Aktori i humorit Besart Kallaku, deri para disa vitesh, është marrë dhe me futboll.
Ai ka luajtur me ekipin e Mamurrasit, por ekrani duket se e shkëputi.
Këtë të hënë ai është bërë nostalgjik për atë periudhë, duke publikuar një fotografi teksa ndodhej në fushë.
Ai tregon se Presidenti i klubit i paralajmëronte se do përfundonin në varreza, në rast se nuk fitonin.
“Çfarë tifozerie kam pas atëherë kur luaja për Mamurrasin. Nuk dini diçka tjetër, që nga krahu i djathtë i fotos ishin varrezat edhe thoshte Presidenti i klubit, z. Ded Ndreca: ‘Po nuk fituat, atje e keni vendin”, shkruan Besi. /a.y/noa.al