Transmetuar më 11-12-2018, 19:34

Një person ka marrë plagë të rënda pas një aksidenti të ndodhur në lagjen lagjen "Beqir Dardha" të Elbasanit.

Mjeti  me targa AA979BR, me drejtues  shtetasi Angjelos Ismailati, 26 vjeç  banues në lagjen "Qemal Stafa",  Elbasan,  ka aksidentuar   këmbësorin shtetasin K.Q., 59 vjeç.

Për pasojë i dëmtuari ka marrë plagë të rënda dhe u transportua menjëherë për në spitalin e qytetit.

Sipas burimeve zyrtare gjendja e tij është e rëndë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisaritain e Policise Elbasan, për veprimet e mëtejshme. /k.k/noa.al/