Transmetuar më 12-12-2018, 19:49

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, por më parë ishte arratisur me një makinë të vjedhur.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me emrin Juli Cakoni, që u vu në ndjekje nga karabinierët e stacionit të Montespertoli gjatë një shërbimi për kontrollin e territorit.

Ai ishte duke ecur me makinë, një Audi A3, i vjedhur më 4 dhjetor në Tavarnelle Val di Pesa.

Policia urdhëroi ndalimin e makinës, por shqiptari u arratisur, duke rrezikuar sigurinë në zonën e Virginio-s.

Ndjekja përfundoi në Poppiano, ku shoferi i Audit humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Cakoni u ndalua menjëherë nga karabinierët dhe u arrestua, duke u transferuar në burgun lliçiano. /k.k/noa.al/