Transmetuar më 12-12-2018, 21:50

Të ushqehesh mirë, ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësi.

Edhe studimet mjekësore kanë treguar se ushqimet bio janë ideale për jetë të shëndetshme.

Një grua e moshuar, e cila sapo ka mbushur 102 vjeç, tha se çelësi i jetës së saj të shëndetshme e të gjatë është marrja e çokollatës në baza ditore, veçanërisht asaj të zezë.

Eunice Modlin nga Indiana e ShBA-ve, tha se konsumon dy copa çokollate të zezë çdo ditë, e cila sipas saj, është arsyeja kryesore pse ajo arriti të jetonte më gjatë se një shekull.

Megjithatë, disa ekspertë thanë se çokollata nuk është i vetmi faktor i jetëgjatësisë së Modlin. /k.k/noa.al/