Transmetuar më 13-12-2018, 07:53
Foto ilustruese

Një vajzë e re vetëm 19 vjeçe, ka gjetur vdekjen tragjikisht duke rrëshqitur nga një gurore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të mërkure në fshatin Draj Reç, Dibër.

Paraprakisht bëhet me dije se 19-vjeçarja Sonila Halilaj, dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht nga një masiv me gurë.

Si pasojë e përplasjes së kokës në gur, e reja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se e reja kishte shkuar për të marrë bagëtitë nga kullota, në momentin që ka rrëshqitur.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, teksa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al