Transmetuar më 13-12-2018, 10:25

Teksa jashtë ambienteve të Parlamentit studentët janë mbledhur në protestë, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka nisur seancën.

Balla përshëndeti kthimi në Kuvend të disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se “përshëndes daljen nga ilegaliteti të opozitës”.

“Të gjitha kërkesat e studentëve do të plotësohen një më një, por jo në dialog me ju, por vetëm në dialog me ata që meritojnë respektin e këtij kombi, studentët që janë në protestë”, u shpreh Balla.

Ai tha se Kryeministri ka iniciuar një proces i cili do të shkojë deri në fund jo vetëm për tetë pikat, por për më shumë se kaq.

Megjithatë ai tha se mazhoranca është e vetëdijshme se duhet bërë më shumë.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e LSI, kërkuan miratimin e amendimeve të propozuara nga kjo parti dhe futjen e tyre në rendin e ditës, të cilat iu japin zgjidhje kërkesave të studentëve. Po ashtu ata kërkuan ndryshimin e ligjit të buxhetit për vitin që vjen. /a.y/noa.al