Transmetuar më 13-12-2018, 21:53

Kryeministri Edi Rama të enjten nuk është tërhequr nga Ligji për Arsimin e Lartë, duke e deklaruar një ligj efikas por që universitetet nuk e kanë zbatuar.

Rama në studion e emisionit “Opinion” tha se Ligji i Arsimit të Lartë nuk është rrëzuar.

Sipas tij Ligji i Arsimit nuk është zbatuar nga universitetet siç duhet.

Kryeministri u shpreh se në rastin e atij studentit të verbër, ligji e parashikon qartë, pasi tarifat janë ulur edhe pse universitetet nuk i kanë zbatuar ato.

Më poshtë keni deklaratën e tij.