Transmetuar më 14-12-2018, 07:56

Moderatorja Iva Mera ishte e ftuara e Bieta Sulos pasditen e kësaj të enjte në “Ftesë në 5” në TCh. Moderatorja e njohur tregoi të rejat nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke u ndalur më tepër tek eksperienca e mëmësisë.

Kujtojmë se vajza e humoristit të njohur Behar Mera, u bë nëna e dy djemve brenda një viti e gjysmë dhe kjo padyshim solli ndryshime në jetën e saj.

Iva pranoi se në këtë fazë të jetës nuk mund të ecë me ritmet e dikurshme, pasi përgjegjësia e të qenurit nënë nuk e lejon të rrijë shumë orë larg fëmijëve.

“Më kishin thënë në fillim fare, qëkur isha me Arturin shtatzënë, që të ndryshon jeta dhe sado të duash të ecësh me ritmin tënd të stopon faza e jetës vetvetiu. Në fillim e mendoja do eci me këtë ritëm, do më ndihmojë mami, por nuk është çështje ndihme. Kam përshtypjen është përgjegjësia që ka çdo nënë, ti mund të duash të punosh, por nuk të lë ndërgjegjja që të rrish shumë orë larg fëmijëve të tu. Kështu që automatikisht ti e ndryshon jetën edhe me dëshirën tënde”, u shpreh Iva.

Nëse fundjava mund të quhet ditë pushimi për të gjithë, Iva ka thënë se për të janë ditët më të ngarkuara të punës.