Transmetuar më 14-12-2018, 11:00

Për Presidentin Ilir Meta, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, dëshmon se Kosova është gati për të marrë përgjegjësi të reja.

Ai ka përshëndetur vendimin e Kuvendit, duke e cituar si vendim historik.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan Meta.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, e cila do të garantojë sovranitetin dhe integritetin e vendit, u miratua me 106 vota pro.

Ushtria e Kosovës pritet të ketë buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh, 5 mijë ushtarë si dhe 3 mijë rezervistë. /a.y/noa.al

Historike! Kuvendi voton ligjin, Kosova bëhet me Ushtri