Transmetuar më 17-12-2018, 07:44

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se është mjaft i përkushtuar pas djalit të tij.

Ai ishte i ftuar në emisionin “E diela shqiptare” ku për herë të parë tregoi momentet e lindjes së Kajanit.

Veliaj tregoi se ishte i pranishëm gjatë lindjes së Kajanit dhe madje i ka prerë kërthizën.

“Kam marrë pjesë vetë në operacion. Më tha doktori ‘mos të bie të fikët’. Jam burrë me

namuz i thashë. Kur erdhi momenti për t’i prerë kërthizën thashë mund ta bëj unë”, tregoi

kryebashkiaku.

Po ashtu Veliaj, tha se ka mësuar që ta ndërrojë djalin shumë shpejtë “për 30 sekonda”. /a.y/noa.al