NATO uron Vitin e Ri, ja urimi i ushtarakut shqiptar
Transmetuar më 30-12-2018, 17:08

Jemi në prag të ndërrimit të viteve dhe njerëzit në të gjithë botën shkëmbejnë urime me njëri tjetrin.

Aleanca e Atlantikut të Veriut ose e thënë ndryshe NATO, ka zgjedhur urim special për ndërrimin e viteve.

Ushtarë nga vende të ndryshme, pjesë e aleancës urojnë Vitin e Ri në gjuhë të ndryshme.

Në mesin e tyre, urim ka dhënë edhe një ushtarak shqiptar.

"Gëzuar Vitin e Ri", uron ushtaraku ynë në gjuhën shqipe.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/