Kujtuan se kishte kancer në fyt, mjekët u tronditën nga ajo që zbuluan
Transmetuar më 11-01-2019, 16:35

Një pacient u fut në sallën e operacionit për të hequr një masë tumori në fyt.

Por mjekët u shokuan nga ajo që panë. Ata zbuluan se pacientit i ishte futur një parazit që thith gjak.

Mediat e huaja raportojnë se krijesa ishte rreth 2 cm dhe kishte qëndruar brenda fytit të gruas për tre muaj.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Ha Giang, rajon malor në Kinë.

Mjekët besojnë se gruaja mund ta ketë marrë shushunjën kur shkoi në llixha në pranverë. Paraziti u dallua vetëm kur shkoi në spital, duke u ankuar për dhimbjet që kishin filluar prej disa javësh. /k.k/noa.al/